Munishi: Prishtina fitoi me hile, vijoj të jem tifoz i Drenicës

31 tetor 2021 | 17:43

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pretendon se Prishtina e ka mundur Drenicën me ndihmën e padrejtë të gjyqtarëve, pasi kampionia në fuqi e mposhti 1:0 skuadrën në formë të Tahir Lushtakut të dielën në kryeqytet.

Besnik Krasniqi shënoi në fund të takimit në Stadiumin Fadil Vokrri për ta kthyer Prishtinën në binarët e fitores pas disfatës kundër Ballkanit në ndeshjen e kaluar.

Por një incident i minutës së 60-të zgjoi polemika, kur sulmuesi Denisson u rrëzua në zonën e Prishtinës dhe u ndëshkua me karton të verdhë për simulim, megjithëse gjyqtari Gramos Shala e shikoi rastin në VAR për disa minuta para se të vendoste se ndërhyrja ndaj tij nuk ishte për penallti.

Ai e konfirmoi kartonin e verdhë ndaj Denisson dhe mbrojtësi i anësor Krasniqi shënoi nga afërsia pas një harkimi nga Kryeziu në minutën e 83-të për fitoren e mundimshme të bardhekaltërve.

Në një reagim pas ndeshjes në Facebook, Munishi, skuadra e të cilit barazoi me Dukagjinin të shtunën, shkroi: “Unë vazhdoj të jem tifoz i Drenicës edhe kur e mundin me hile”.

Munishi është deklaruar më herët këtë sezon si tifoz i zjarrtë i futbollit të skuadrës së Lushtakut, e cila ishte lidere në disa javët e para të sezonit 2021/22.

Pavarësisht fitores, Prishtina ngel në vendin e pestë tani me 16 pikë, katër më pak se Drenica një vend më lart.

Drita i prin tani tabelës me 22 pikë, një më shumë se Ballkani dhe Gjilani në vendet dy dhe tre, përkatësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip studiuesish të lidhur me një numër të madh…