Munishi: Sezon interesant, por me cilësi shumë të ulët
Drita është kampione e Kosovës, skuadër kjo që do ta përfaqësojë Kosovën në para-kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq Prishtina që e fitoi Kupën edhe këtë vit do të luajë në Evropa Ligë. Ish-futbollisti i njohur, aktualisht trajner tek Kombëtarja e Kosovës tek Femrat, Kushtrim Munishi për “RTKLive”, ka thënë se ky sezon ka qenë interesant por, sipas tij, cilësia ishte në nivel të ulët. “Ishte një sezon shumë interesant për opinionin futbolldashës sa iu përket rezultateve, por me një cilës shumë të ulët sa i përket nivelit profesional”, ka thënë Munishi.
“Sigurisht se është mirë që marrin pjesë në Kupat Evropiane, por nuk besoj se mund të arrijmë rezultate të mira në garat evropiane, duke u bazuar në kualitetin e treguar gjatë këtij sezoni. Mendoj se niveli i ligës sonë ende është i ulët”, ka shtuar Munishi.