Munishi, Starovës: Të ka mbetur vetëm emri
03 prill 2018
| 14:23
Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka debutuar me barazim si trajner i skuadrës së Feronikelit, por pas ndeshjes ka deklaruar se lojtarët e “Nikelit” nuk janë të përgatitur aq sa duhet fizikisht.
Mirëpo, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi. Ky i fundit ka thënë se Starovës i ka mbetur vetëm emri. “Në Superligën e Kosovës nuk ka skuadër më të përgatitur fizikisht se skuadra që kam drejtuar unë. Starova ka pasur dy javë kohë, por vazhdon të justifikohet, e justifikimi është cilësi e të dobëtit. Neve po na vijnë trajnerë nga Shqipëria duke menduar se ne këtu nuk dimë asgjë por, në fakt, ata kanë vetëm emrin”, ka thënë Munishi.