Munishi: Të ndalohet termi ‘trajnerët nga Shqipëria’
Trajneri Ismet Munishi ka reaguar me anë të një postimi në profilin e vet zyrtar në rrjetin social në “Instagram”, ku kërkuar të ndalet termi “trajner nga Shqipëria” sepse të gjithë jemi nga Shqipëria dhe të gjithë ne kemi emër dhe mbiemër.
“Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i përket klubit ose presidentit. Mund të jetë nga India, Maqedonia e Veriut, Zvicra apo Shqipëria etj. Ai trajner ka emër dhe mbiemër karrierë, personalitet etj. Personalisht po më pengon termi ‘trajnerët nga Shqipëria’. Duhet të jetë termi ‘filan trajneri’. Për sulmet që po marrin kolegët e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagojë edhe Shoqata e Trajnerëve. Termi ‘trajnerët nga Shqipëria’ vjen nga disa individë të cilët prej ambicies personale dëmtojnë shumëçka. Trajnerë nga Shqipëria jemi të gjithë nëse nuk e keni ditur, sepse të gjithë jemi shqiptarë dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trajnerë të mirë nga Shqipëria. Stop termit trajner nga Shqipëria! Trajneri ka emër”, ka shkruar Munishi.
Në Superligën e Kosovës aktualisht trajnerë nga Shqipëria janë Klodian Duro me Feronikelin dhe Bledar Devolli me Drenicën.