Munishi: Vazhdoj të jem ‘bosi’ në futboll të Kosovës
23 tetor 2023
| 11:32
Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka thënë se pavarësisht largimit nga Ferizaj, vazhdon të jetë ”boss” në futboll të Kosovës
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Munishi ka theksuar se vazhdon të jetë shembull se si njeri duhet të ketë karakter dhe i drejtë.
“Vazhdoj të jem ‘Bosi’ në futboll të Kosovës, ndash me paraqitjet televizive, ndash me punën si trajner, ndash qysh dush. Vazhdoj të jem shembull se si një njeri duhet të ketë karakter, qysh një njeri duhet të jetë i drejtë, qysh nuk duhet të jetë servil, mbi të gjitha i njerëzishëm. Këto janë vlera më të mëdha sesa titujt që janë blerë e shitur, dallaveret, ia shoh sherrin pak këtij karakteri, por unë jam ky që jam dhe vazhdoj në këtë formë”, ka deklaruar Munishi.