Munishi: Zhvillohet ose jo kampionati, Ballkani është kampion

16 mars 2020 | 21:57

Në kohën kur futbolli në shumicën e vendeve të botës është ndalur përshkak të koronavirusit, trajneri Ismet Munishi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se Ballkani është kampion i Kosovës.

Trajneri i suksesshëm beson se Ballkani do të shpallet kampion në çfarëdo versioni që do të aplikohet.

“Edhe në kohen e krizës se madhe po merren me FC Ballkanin. Na jemi kampionë me të gjitha parametrat , me lojë të bukur, me talentet që kemi zbuluar, me përgatitje fizike, me bukuri te futbollit me organizim më të gjitha. Mos na xhelozoni por mësoni nga ne. Shumica e keni pas mundësinë por po e shohë që nuk keni mësuar asgjë. Nëse luhet e ishalla luhet sa ma shpejtë prapë ne jemi kampionë. E nëse nuk luhet shyqyr që vendos UEFA dhe ne do ta pranojmë vendimin e UEFA-s nesër . Dashtë zoti ta tejkalojmë ketë sfidë sa ma shpejtë kjo është më e rëndësishmja”, ka shkruar Munishi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se situata me coronavirusin në Kosovë…