Muntari transferohet në Spanjë
23 shkurt 2018
| 11:58
Skuadra e Deportivo La Corunas e ka zyrtarizuar transferimin e ish-mesfushorit të Milanit, Sulley Muntari.
Futbollisti do të qëndrojë në Spanjë deri në fund të këtij sezoni. Ai ishte pa klub që prej largimit nga Pescara verën e shkuar. 33-vjeçari ribashkohet me Clarence Seedorfin që është trajner i skuadrës në La Ligë.