Muqiqi vazhdon me Prishtinën
16 janar 2019
| 11:16
Portieri Alban Muqiqi, ka vendosur të vazhdojë qëndrimin në klubin e Prishtinës edhe për 1 vit e gjysmë.
Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare dhe ai vazhdon t’i qëndroj besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar.
“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time. Kisha kontakte edhe nga klube tjera, por zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë Muqiqi.