Muqolli: Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjet me rumunët

26 tetor 2021 | 14:20
Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli ka komentuar shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Besa takohet me skuadrën e fuqishme nga Rumania, Potaissa Turda, që ka fituar Kupën Sfiduese në vitin 2018. Ndeshja e parë luhet në Pejë në fund të nëntorit.
“Është kundërshtar jo i njohur mirë, por siç e dimë, hendbolli rumun është shumë i fortë. Rumunët kanë traditë në hendboll. Prej tash fillojmë ta studiojmë sa më mirë kundërshtarin. Kemi kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për ndeshje”, ka thënë Muqolli.
Besa Famgas të dielën e mposhti Borcin dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrizio Romano raporton se Antonio Conte dëshiron që të bëhet…