Muqolli: Kemi synime të mëdha në Botëror
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik. Kosova po e zhvillon fazën e parë përgatitore në Banjë të Pejës.
Kapiteni i kësaj grupmoshe, Jon Muqolli, ka thënë se vizioni dhe synimi për botëror është i qartë.
“Ekipi është pothuajse i kompletuar dhe me vizion e synim të qartë para Kampionatit Botëror që është një arritje shumë e madhe për ne. Do të garojmë me ekipet më të spikatura në botë, ndërsa është dashur mund dhe sakrificë për të arritur në këtë pikë. Jemi përfaqësuese e re, por me zemër të madhe. Unë si kapiten në emër të lojtarëve premtoj angazhim maksimal në përgatitje e në ndeshje, edhe pse do të kemi punë me superfuqi të hendbollit. Do ta japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë dhe ta prezantojmë Kosovën si shtet që ka të ardhme të ndritur në hendboll dhe jo vetëm”, ka thënë Muqolli.