Muqolli: Të shtunën vazhdojmë traditën e fitoreve

21 shkurt 2020 | 13:20

Besa Famgas është e gatshme për derbin e madh ndaj Prishtinës, që luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Besa është kampion aktual dhe lider në tabelë. Klubi pejan i ka fituar të gjitha 15 ndeshjet e deritashme. Fitoren më të vështirë e ka arritur ndaj Prishtinës, që është e dyta në tabelë me 28 pikë.

Ndeshja në mes të Besës e Prishtinës do të ketë ndikim direkt në garën për titull të kampionit të Kosovës në hendboll. Te Besa të gjithë lojtarët janë të gatshëm për derbin ndaj Prishtinës.

“Jemi të gatshëm të presim Prishtinën të shtunën. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Nuk kemi ndonjë lëndim. Do të mundohemi të tregojmë lojë të mirë, që i ka hije një derbi. Ne të shtunën e vazhdojmë traditën e fitoreve”, ka thënë trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të organizatës amerikane Federalist Society for Law and…