Murati: 300 euro më shumë për secilin pensionist brenda një viti
18 tetor 2022
| 15:58
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se brenda vitit kanë dalë 300 euro më shumë për secilin pensionist.
Në një postim në “Facebook”, Murati ka njoftuar se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionit që janë kualifikuar.
“Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, ka shkruar Murati.