![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/valon-murati.jpg)
Murati: Administrata Trump 2 ka zënë në befasi fqinjët e ShBA-së, ndërsa Kosovën? Indiferente
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe profesor universitar, Valon Murati, thotë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ndonëse shumicën e politikave që po i ndjek me shpejtësi dhe dinamikë të paparë i ka thënë në fushatë, prapë se prapë bota vazhdon të mbetet gojëhapur.
Murati ka shkruar në “Facebook” se administrata Trump 2 ka zënë në befasi fqinjët e ShBA-së, ndërsa Kosovën indeferente.
“Ka zënë në gjumë krejt botën arabe. Ka zënë të papërgatitur dhe në kaos Evropën. Ka zënë në pozitë pa përgjigje (për të mos thënë të pashpresë) Ukrainën. Ndërsa ne? Ne na ka zënë indiferentë. Indiferencë që vazhdon me komoditet, sikur të jemi qendra e botës, e jo një vend i brishtë i cili nëse di të pozicionohet dhe e di çfarë do, mund të përfitojë nga ndryshimet në rendin ndërkombëtar, e nëse vazhdon me indiferencë edhe mund ta pësojë (me izolim, injorim, destabilizim e moszhvillim)”, ka shkruar Murati në “Facebook”.