Murati: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu shtruan rrugën për rezistencën e armatosur
02 nëntor 2021
| 16:24
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim(LB), Valon Murati, ka përkujtuar heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliun.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rënia e tyre ka shtruar rrugën për rezistencën e armatosur të prirë nga UÇK-ja.
“Sot në 32 vjetorin e rënies kujtojmë pishtarët e lirisë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Ata ishin udhëheqës e veprimtarë të LPRK-së që duke qenë në ballë të organizimit çlirimtar ishin me shembullin vetjak edhe në krye të përballjes me pushtuesin. Puna dhe rënia e tyre shërbyen jo vetëm si inspirim për brezat e ardhshëm por ato shtruan rrugën për rezistencën e armatosur të prirë nga UÇK-ja që solli lirinë e vendit. I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Murati.