Murati: Agron Rrahmani tërë jetën ia kushtoi lirisë së atdheut
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, me bashkëpunëtorë kanë përkujtuar Agron Rrahmanin-Naserin, i cili ka rënë heroikisht në vitin 1998.
Me këtë rast, Murati ka thënë se Agron Rrahmani tërë jetën ia ka kushtuar atdheut.
“Në nderim të Agron Rrahmanit-Naserit. Agroni tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së lirisë dhe atdheut në rrugën e luftës çlirimtare. Këtë përkushtim e pat në kohën më të vështirë për atdheun, kur të paktët ishin në atë rrugë. Aktivist i orëve të para, anëtar e udhëheqës në LKÇK, komandant i njësisë së parë guerile të LKÇK-së, organizator i njësive të UÇK-së që bartën peshë në luftën tonë çlirimtare. Sa vështirë ishte të ishe si ti dje e sa lehtë të të nderojmë sot pranë varrit. Po nderimi më i madh do ishte nëse ne sot vazhdojmë ta duam vendin ashtu siç e deshe tu. Nderim i përjetshëm për ty shok i dashur”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/