Murati: Asociacioni, vështirë të implementohet

15 tetor 2020 | 13:09

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se është shumë vështirë të implementohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në dialog do të ketë ngecje.

“Ne duhet të fusim në dialog të drejtat e qytetarëve të Kosovës Lindore. Të njëjtat të drejta që kanë serbët e Kosovës, duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës, në çdo moment që të hapet çështja e Asociacionit, duhet të hapet edhe çështja e Luginës, nëse duam të kemi një marrëveshje të re, duhet të shkojmë përtej kushtetutës”.

“Palët janë larg njëra tjetrës, pala serbe me përkrahje të Brukselit ka kërkuar të implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Murati për “RTK”-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka…