Murati: Ata që për 1 dekadë e lanë pagën minimale 170 euro, e çuan ligjin në Kushtetuese
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se 80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.
“Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale”, ka shkruar Murati në “Facebook”.
Por, sipas tij, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.
“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë. Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka shkruar Murati.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar sot kërkesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vlerësimin e Ligjit për Pagën Minimale.