Murati: Deklarata publike e Speciales, një pamflet politik
24 qershor 2020
| 17:45
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kritikuar njoftimin për medie të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në të cilin u bë e ditur akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo deklaratë më shumë i është dukur si pamflet politik sesa një deklaratë me elemente juridike.
“Deklarata publike e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mu duk më shumë një pamflet politik sesa një deklaratë me elemente juridike. Ma çoi mallin e disa kohërave tjera kur roli i prokurorive ishte edhe politik. Pak është të them se mbeta i habitur nga kjo deklaratë dhe jo profesionalizmi i saj”, ka shkruar Murati.
(M.K / Epoka e re)