Murati del me sqarim për pilotimin e skemës së asistencës sociale
29 maj 2024
| 14:26
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim për pilotimin e skemës së asistencës sociale pasi sipas tij shumë qytetarë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje.
Sipas tij, keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim.
Ministri Murati ka dhënë detaje rreth pilotimit të skemës së asistencës sociale.
“Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike”, ka shkruar Murati në “Facebook”.