Murati dhe drejtori gjeneral i OPEC-it nënshkruajnë marrëveshje 40 milionë dollarë

09 qershor 2022 | 16:51

Në kuadër të vizitës së tij të parë në Kosovë, drejtori gjeneral i Fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar, Abdulhamid Alkhalifa dhe ministri të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë për programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”.

Kjo marrëveshje kap vlerën e 40 milionë dollarëve.

Në njoftimin  e kësaj ministrie është thënë se marrëveshja në fjalë mbështetë prioritetet e qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

“Marrëveshja me OPEC-in vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…