Murati dhe Linda van Gelder diskutuan për prioritetet e Qeverisë Kurti

02 qershor 2021 | 13:58

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve Hekuran Murati ka pritur të mërekurën në takimin njoftues drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda van Gelder, në kuadër të vizitës zyrtare të saj në Kosovë.

Gjatë takimit të dyja palët diskutuan për prioritetet e qeverisë Kurti, me fokus për projektet e deritanishme të Kosovës me Bankës Botërore, dhe ato që pritet të jenë në të ardhmen. “Me këtë rast ministri Murati e falënderoi Linda vanGelder për vizitën dhe për mbështetjen e Bankës Botërore me projektet e deritanishme, veçanërisht në këtë fazë ku po përballemi me  pandeminë Covid-19, si dhe vlerësoj nevojën për mbështetje me projekte të reja të cilat janë edhe në përputhje me programin e Qeverisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Tranfereve.

 Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda vanGelder, e uroj ministrin Murati për pozitën, si dhe e ritheksoi edhe një herë gatishmërinë e Bankës Botërore për të mbështetur Kosovën në projektet të cilat kanë fokus jetën dhe mirëqenën e qytetarëve të saj. 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho është duke përgatitur një Romë me një fytyrë…