Ministri i Financave, Hekuran Murati ka fajësuar opozitën për çmimet e lrta, duke thënë se kanë bllokuar Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ku ka përmendur grantin që e ka fituar nga Ministria e Bujqësisë, vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit në vlerë 100 mijë euro.
“4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje. Po për 100 mijë euro të vëllaut të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin kush po del fajtor Opozita apo Gjykata Kushtetuese?” – ka shkruar Bajrami.