Murati e Minxhozi diskutojnë për lehtësimin e lëvizjes së mallrave Kosovë-Shqipëri
13 prill 2021
| 15:17
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit ministri Murati dhe ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministror mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për krijimin e një mekanizmi i cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë.