
Murati e pyet Ymer Ymerin se a është i afërt me ndonjë parti politike (video)
Me të marrë fjalën ministri i Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Arsim ku po diskutohet për grevën, ai ka shtruar pyetje në drejtim të anëtarit të SBAShK-ut, Ymer Ymeri, për orientimin e tij politik, kanë filluar reagimet nga deputetët e partive opozitare.
“Dua të pyes për afërsitë politike të Ymer Ymerit”, ka thënë Murati.
Pas kësaj pyetje, ka reaguar deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, duke e i thënë atij të flasë për numra dhe të mos bëjë show.
“Folna këtu për financa, ke ardhë si karramel i çerdheve, nuk kemi ardhë për të bërë show këtu”, ka thënë Kastrati.
Tutje, Murati ka thënë se nuk mund të arrihet marrëveshje nëse kërkesat e SBAShK-ut, ndryshojnë vazhdimisht.
“Nuk mund të arrihet marrëveshje me ndryshime të vazhdueshme të kërkesave nga ana e Sindikatave. Normalisht nuk mundesh me arritë marrëveshje kur këta qëllim e kanë mosmarrëveshjen”, ka thënë ai.
Grevat e sindikatave, kanë filluar që nga data 25 gusht të këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurove, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.
Kryeministri i Kosovës, është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën, për dështim të një marrëveshje.