Murati: Ekonomia e Kosovës gjatë gjysmës së parë të vitit ka shënuar rritje 4.9 për qind
30 tetor 2024
| 16:44
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, duke folur për buxhetin e vitit 2025, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se është arritur të stabilizohet inflacioni.
“Përmes masave mbështetëse për qytetarët, në mënyrë që të parandalohet një spirale e rritjes së vazhdueshme të inflacionit”.
“Mesatarja deri në muajin shtator ka shënuar 1.9 për qind duke shfaqur një tendencë rënëse para shteteve tjera në rajon dhe pritet ta mbajë trendin ulës edhe për pjesën e mbetur të vitit”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë se ekonomia e Kosovës në gjysmën e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 4.9 përqind.
Sipas tij kjo pavarësisht luftës së Ukrainë dhe vështirësive që po kalojnë ekonomitë e shteteve tjera.