Murati fton punëtorët të paraqesin ankesë nëse kompanitë nuk zbatojnë vendimin për pagën minimale
31 janar 2025
| 13:18
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është deklaruar rreth zbatimit apo jo të vendimit për pagën minimale prej 350 euro nga kompanitë private.
Ai ka thënë se paga minimale është në fuqi që nga viti i kaluar 2 euro për orë punë apo 350 euro për në punë me orar të plotë dhe kushdo që nuk paguhet në këtë masë sipas vendimit për pagën minimale, duhet të paraqes ankesë.
Murati ka thënë se janë të gatshëm që të marrin masat dhe veprimet, ashtu siç e parasheh ligji, por që sipas tij duhet marrë dhe njoftimi përkatës, për të gjithë ata që nuk e marrin pagën sipas formatit të miratuar për pagën e re minimale.