Murati fton qytetarët ta shfrytëzojnë javën e fundit të regjistrimit të popullsisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë i cili do të vazhdojë deri më 17 maj.
Murati tha se me këtë regjistrim, do të dihet saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare.
“Kushdo që ende nuk është regjistruar, duhet ta bëjë këtë. Regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj. Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”.
“Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë. Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka shkruar Murati në “Facebook”.