Murati: Ideja e ripërcaktimit të kufijve e kishte në masë të madhe mbështetjen ndërkombëtare

06 qershor 2023 | 22:55

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ishte përkrahur në masë të madhe nga superfuqitë.

Gjatë emisionit Pressing të T7, Murati tha se kjo ide u refuzua, duke shtuar se ia humbi Kosovës mundësinë që të funksionalizohet e të merret me çështje të tjera.

“Ripërcaktimi i kufijve është përkrahur nga akterët shumë të rëndësishëm është përkrahur, prej SHBA-ve, Brukselit zyrtar, Francës. A ka pasur kundërshtime, po ka pasur – por një pjesë e madhe e superfuqive e kanë përkrahur. Por për fatin tonë të keq, e për turp – si shoqëri, si politikanë, si studio televizive ne e kemi refuzuar zgjidhjen më të mirë e cila do të na funksionalizonte tash e shumë kohë që të merreshim me korrupsionin, sundimin e ligjit arsimin”, ka thënë Murati.

Për më tepër, Murati thotë se tash kryeministri Albin Kurti, e ka sjellë situatën që Kosova të konfrontohet me aleatët.

“Ne tash gjendemi në një situatë ku kryeministri na ka fut në një marrëveshje që e pranon Asociacionin e tash refuzon ta implementojë e tash na konfirmon me aleatët”, ka thënë Murati.

Murati ka pasur Kritika për kryeministrin, Albin Kurti, duke e cilësuar si ”populist“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 500 vjetorin e…