Murati: Jemi vendi i parë në rajon që kemi arritur mbulim 100 për qind me internet
27 shkurt 2024
| 17:05
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, se Kosova është bërë vendi i parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100 për qind me internet.
“Në vitin 2023, ne lidhëm fshatin e fundit të mbetur me internetin me brez të gjerë, duke e bërë Kosovën vendin e parë në rajon dhe më gjerë që ka arritur mbulim 100 për qind”, ka shkruar Murati.
In 2023, we connected the last remaining village to broadband internet, making Kosova the first country in the region and beyond to achieve 100% coverage. https://t.co/3GYnHUWeVa pic.twitter.com/YL7pIAmTEk
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) February 27, 2024