Murati: Ka refuzim të pakuptimtë nga sindikatat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk kanë arsye sindikatat të refuzojnë marrëveshjen që ka ofruar Qeveria.
Murati theksoi në konference, që Qeveria ka ofruar mbështetje për të gjitha kategoritë, njofton Klankosova.tv.
“Po thotë Sindikata që Qeveria s’ka lëviz, jo qeveria ka lëvizur, kemi ofruar mbështetje edhe përtej, duke filluar nga energjia elektrike, ku do të përfitojnë të gjitha shtresat e qytetarëve. Kemi ofruar mbështetje edhe për pensionistët, studentët, janë sa e sa familje që do të përfitojnë”, ka thënë Murati.
“Ka një refuzim të pakuptimtë nga hapat që ka ndërmarrë Qeveria, kërkesat kanë qenë tri dhe të gjitha i ka miratuar Qeveria. Të tri kërkesat qeveria ka paraparë t’i plotësojë, por që kemi parë barrikadim nga ana e sindikatës”, shtoi ai.