Murati kërkon përqendrim te sjellja e Serbisë jo te protagonizmi dialogues
06 korrik 2018
| 20:05
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka përmendur disa nga veprimet e politikes serbe në raport me Kosovën. Nga ana tjetër, ka kritikuar partitë politike se në vend të kundërpërgjigjes po merren me atë se kush ta udhëheq dialogun.
“Presion që serbët ta lëshojnë FSK-në, ofensivë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, betejë për ta bllokuar pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, diskriminim i vazhdueshëm i shqiptarëve në Kosovën Lindore, vazhdim i presionit dhe spastrimit të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës”, ka numëruar Murati.
“Kështu Serbia po e shtron rrugën për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve me Kosovën! E partitë tona politike merren se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë!!!”, ka thënë më tej ai.