Murati kërkon që të ndërpritet greva: Nuk pranojmë kushtëzime në kurriz të fëmijëve
29 gusht 2022
| 15:07
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga BSPK-ja dhe SBAShK -u që ta ndërpresin grevën, e cila ka filluar ditë më parë.
Megjithatë, të hënën në konferencë për medie, Murati ka thënë se nuk do të pranojnë asnjë kushtëzim në kurriz të fëmijëve.
Ai ka thënë se Projektligji për paga do të procedohet Kuvend sapo të kthehet legjislativi nga pushimi.
Ndërkohë, ai ka thënë se praktikat edhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.