Murati kërkon t’i kthehet qeverisë projektbuxheti i vitit 2021

18 nëntor 2020 | 16:44

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Trasnfere nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ia kthejë Qeverisë, Projektligjin e buxhetit për vitin 2021.

Ai ka thënë se dokumenti i prezantuar nga qeveria ka shumë defekte dhe shkelje ligjore.

Shkurtim i buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë – ky është projektbuxheti për vitin 2021 që na u prezantua sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, përkundër fjalimeve e premtimeve të qeverisë ilegale se prioritet e kanë shëndetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin”.

“Marrë parasysh që ky projektligj ka defekte dhe shkelje ligjore, por edhe keqorientim të prioriteteve, të cilat nuk ka mundësi të rregullohen me amendamente, Kuvendi duhet t’a kthejë prapa këtë projektligj, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e nevojshme, e tek pastaj të shqyrtohet për miratim”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjellorusia e ka ngushtuar rezultatin në 2-1 në ndeshjen kundër…