Porosia e Komisionit të Venecias: Respektojini vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se komisioni i Venecias po na sugjeron ta respektojmë gjykatën tonë kushtetuese.
Kjo deklaratë e Muratit vjen pas përgjigjes që Komisioni i Venecias ia dha sot kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
“Porosia e Komisionit të Venecias: respektojini vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një porosi që vlen për të gjithë. Të shpresojmë se nuk do të shndërrohemi në shoqëri që do t’i kontestojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mund të mos pajtohemi me vendimet, për më tepë mund të bëjmë përpjekje për të ndryshuar kushtetutën bazuar në procedurat e parapara (jam prej atyre që besoj se kushtetuta duhet ndryshuar dhe punoj për këtë çështje), ama duhet të mësohemi që vendimet e institucioneve t’i respektojmë”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
(A. M / Epoka e re)