Murati: Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë
06 gusht 2023
| 15:09
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.
“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë”, ka shkruar Murati në “Facebook”.
Ai ka thënë se një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare.
“Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar Murati.