Murati kritikon opozitën: Po mbron interesat e tregtarëve
27 qershor 2023
| 20:15
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se “rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit”.
Këtë deklaratë Murati e dha duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ai thotë se këtë e kanë thënë tash e një kohë.
Për këtë siç thotë ai kanë propozuar Ligjin për Çmimet Tavan, por sipas tij opozita po i mbron interesat e tregtarëve.
“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”, ka deklaruar Murati.