Murati: LB-ja, e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës

26 prill 2018 | 14:06

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij subjekti politik.

Përmes një videofjalimi të postuar në profilin e vet në “Facebook”, Murati ka vlerësuar se programi i kësaj lëvizje është e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës. “Të gjithë ju t’i bashkëngjiteni projektit politik të Lëvizjes për Bashkim si ‘e vetmja shpresë’ për vendin, si e vetmja shpresë për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe, si e vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si e vetmja shpresë për sundimin e ligjit e zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Në këtë adresim, Murati ka theksuar se LB-ja deri më sot ka arritur që të dëshmojë se është subjekt politik serioz dhe parimor, se është subjekt politik që prodhon rezultate konkrete në punë dhe, që është subjekt i cili në themel të vlerave të saj ka etikën e punës.
/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë për t’u…