
Murati: LDK-ja ka manipuluar me votat e mërgatës
04 mars 2025
| 23:19
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati thotë se LDK’ja ka manipuluar me votat e mërgatës.
Murati pëmes një shkrimi në Facebook kërkon nga organet e rendit që të vihen në lëvizje, pasi sipas saj kjo hedh hije të zezë mbi procesin zgjedhor.
“Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme”, shkroi Murati.