Murati: Ligjin për pagën minimale e ka penguar opozita

08 shkurt 2024 | 12:30

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka regjur shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për pagën minimale, i cili e ka akuzuar qeverinë se paga është rritur më së shumti për kabinetin qeveritarë dhe të emëruarit politikë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri Murati ka thënë se ky ligj për më shumë se një vit është sjellë në Kuvend, por sipas tij është vonuar për shkak të pengimit në votim nga partitë opozitare.

“Sa i përket pagës minimale, më lejoni t’ju rikujtojë se paga minimale ka një vit e ca që ne kemi sjellë në Kuvend, si qeveri. Është vonuar pikërisht në Kuvend, sepse opozita ka penguar votimin e pagës minimale. Megjithatë në korrik të vitit të kaluar, ligji që mundëson rritjen e pagës minimale ka kaluar në këtë Kuvend. Mirëpo është një subjekt politik që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për ta penguar rritjen e pagës minimale”, ka thënë ministri Murati.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet militante në…