Murati mbështet koalicionin “Malësia na Bashkon” për komunën e Tuzit
28 shkurt 2019
| 11:31
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar malësoret që më 3 mars të votojnë koalicionin “Malësia na Bashkon” në zgjedhjet për komunën e re të Tuzit.
“Më 3 mars mbahen zgjedhjet e para për komunën e re të Tuzit. Një ftesë e imja për malësorët, bashkatdhetarët tanë që të kthehen në atdhe dhe të votojnë koalicionin shqiptar ‘Malësia na Bashkon’, të parin e këtij lloji, për të siguruar që vota shqiptare do të jetë unike dhe do të mundësojë që pushteti të jetë në duart e malësorëve”, ka shkruar Murati në profilin e ti në “Facebook”.
/Epoka e re/