Murati: Mbi 174 mijë familje përfituan në janar nga subvencionimi i energjisë
23 shkurt 2023
| 12:22
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije të hënën se janë procesuar pagesat e subvencionimit të energjisë për të gjitha familjet që kanë kursyer atë në muajin janar.
Murati ka thënë se janë 174 mijë e 642 familje që kanë shpenzuar më pak energji elektrike sesa në janarin e vitit 2022, rrjedhimisht duke përfituar nga subvencioni.
“Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit”, është shprehur Murati.