Murati mburret me të hyrat buxhetore: Për herë të parë në historinë e vendit tejkaluan shifrën 3 miliardë euro

26 dhjetor 2024 | 10:41

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.

Sipas tij, kjo po ndodh “për herë të parë në historinë e vendit”.

“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti. Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si…