Murati: Mospranimi i vendimeve të Kushtetueses e dërgon vendin në anarki

22 maj 2020 | 14:25

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka të bëj me dekretin e presidentit për mandatarin e dytë për kryeministër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki.

Postimi i plotë i Muratit:

Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki

Përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt. Përveç i pashembullt do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen. Ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj. Kjo rrugë dërgon në anarki e rrënim. Viktima do të jemi të gjithë pa përjashtim, e mbi të gjitha Kosova e qytetarët ne emër të së cilës flasin të gjithë.

 

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë…