Murati: Në gusht hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur në vitin 2013

24 korrik 2022 | 13:09

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se vetëm këtë muaj skemës së shtesave për fëmijë i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1 mijë e 992 gra në kuadër të shtesave për lehonat.

Murati ka thënë se duke filluar nga muaji i ardhshëm, muaji gusht do të hapet aplikimi për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë.

“Janë 164 388 fëmijë e 19 753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj. Vetëm këtë muaj kemi 10 853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1 992 gra skemës së shtesave për lehonat. Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema. Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013. Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16-vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë”, ka shkuar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Erblina E. Tahiraj Sot, kur Komunat e udhëhequra nga…