Murati: Në rishikimin e buxhetit hynë edhe pakoja për bizneset dhe punëtorët e dëmtuar nga pandemia
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se presin që këtë vit të ketë rritje më të madhe të ekonomisë në Kosovë.
Ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhje së qeverisë ku është miratuar rishikimi i buxhetit për vitin 2021, ka thënë se janë optimist për një rimëkëmbje ekonomike që do të tejkalojë dëmet që janë shkaktuar nga pandemia Covid-19.
“Me këtë rishikim, si ministri i kemi ripërshtatur shifrat duke u bazuar në tregun aktual. Nga ky rishikim të hyrat do të rriten, buxheti është 2 miliardë e 500 mijë euro. Po ashtu, do të kemi rritje ekonomike me 7.9 për qind në terma nominal që është rritja më e madhe që e ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka thënë ai.
Murati ka deklaruar se në kuadër të rishikimit të buxhetit hynë projekti për të ndihmuar bizneset e goditura nga pandemia Covid-19.
“Me rastin e përfundimit të rishikimit të pakos ekonomike, ne do të ndihmojnë edhe të gjitha bizneset që janë goditur nga pandemia Covid-19 si dhe personat që kanë humbur vendet e punës”, ka thënë Murati.