Murati në ShBA takohet me shefin e FMN-së për Kosovën, ja çfarë biseduan
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është takuar me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatë takimit, Murati ka pretenduar për progres të Kosovës në fushën e ekonomisë.
“Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4 për qind”.
“Palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe. Palët vijuan takimin duke diskutuar mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.