Murati nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, pas negocimit tё suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19 – Financimi shtesë”.
Nëpërmjet një komunikate për media nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë njoftuar se kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro, marrëveshje nga e cila në muajin e kaluar kishe përfituar 46 milionë euro për menaxhimin e pandemisë.
“Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj Covid-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik. Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë”, thuhet në komunikatë.
Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër Covid-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të Covid-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash.
Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po ashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike tё vendit tё cilat synojnë tё adresojnë vёshtirёsitё e shkaktuara nga pandemia Covid-19, ndёr tё tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik nё Republikёn e Kosovёs.