Murati: Nga 1 gushti bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas
01 gusht 2023
| 22:13
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se me rregulloren e re të BQK-së, nga data 1 gusht 2023, bankat kanë për detyrë të ofrojnë llogari bazike falas ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë/muaj.
“Tani e tutje pra, po zgjidhet edhe problemi i kostos së lartë për mirëmbajtje mujore të llogarive bankare ku nënat pranojnë shtesat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Murati në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Slshtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë janë tashmë premtime të përmbushura që në gjysmën e parë të mandatit.
“Mbi 350 mijë fëmijë tani marrin shtesa çdo muaj, dhe mbi 90 mijë gra hapën llogari bankare për herë të parë”, ka shkruar Murati.