Murati: Nga 1 shtatori mund të nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve

10 shtator 2021 | 10:52

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar në detaje se si do të bëhen pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët.

“Pagesat që do të realizohen në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike bëhen në llogarinë bankare të gruas dhe me automatizën përfituesi direkt janë gratë të cilat më pas do të diktojnë mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se aplikimi për shtesat për fëmijët mund të nisë nga data 1 shtator e këtij viti.

“Kemi thënë që shtesat për fëmijët 0-24 muaj do të jenë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16-vjeçare do të jenë në vlerë prej 10 euro në muaj”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë se kjo qeveri ka për synim që të forcojë pozitën e gruas në shoqëri dhe familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, ka reaguar në lidhje…