Murati: Nga sot 26 mijë familje në skemën sociale marrin dyfishin e vlerës

27 prill 2022 | 11:01

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot në kuadër të pakos mbështetëse rreth 26 mijë familje në skemën sociale do të marrin dyfishin e vlerës.

“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur. Çdoherë në mbështetje të qytetarëve”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Kombëtare…